1. A behet fjale vetem per domainet .al apo dhe per domainet .com!?
Kerkesa per perditesimin e informacionit mbi pronaret e portaleve mediatike perfshin te gjithe llojet e domaineve.Kjo perfshin domainet .com, .net, .al e cdo lloj domaini tjeter.
2. Si mundet te bllokoje AKEP nje domain .com?
AKEP nuk ka kontroll mbi rregjistrin e .com! Por AKEP urdheron te gjithe kompanite shqiptare qe ofrojne internet qe te bllokoje aksesimin ne cdo domain. Pra jane kompanite si AlbTelekom, ABCOM, Abissnet, Vodafone etj qe bejne bllokimin e aksesit ne faqet per te cilat urdheron AKEP. Faqet nuk bllokohen dot jashte territorit shqiptar (kur interneti merret na kompani jo shqiptare (ose nga VPN).
3. Kam degjuar qe edhe po dha urdher AKEp qe te bllokohen faqet, me DNS publike mund te hapen faqet serish.
Po, duke perdorur DNS publike si ato te Google anashkalohet bllokimi ne DNS nga ana e ISPve, por kjo nuk eshte stabel pasi ne te ardhmen mund te jepet urdher te filtrohet dhe trafiku ne IP. Nderkohe accessi me VPN garanton access te lire.
4. A duhet te zbatojme udhezimin e AKEP?
Ajo qe po kerkohet eshte thjesht qe faqet te kene kontakte administrative te botuara. Nga ana e etikes se gazetarise, ky eshte nje kusht i domosdoshem!
Per cdo pyetje tjeter, mos hezitoni te kontaktoni staffin e Host.al tek [email protected]
vendredi, octobre 19, 2018